Lajme

Lajmi i fundit: Aksion kundër kazinove në Karaçevë

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 15 December 2021

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit është duke zhvilluar një aksion në Karaçevë, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus-in e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera