Lajme

Lajmi i fundit: Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 28 Shkurt 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

-Advertisement-

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Ahmeti për Gazetën Infokus.

Po ashtu, ajo tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy