Lajme

Lajmi i fundit për gjendjen shëndetësore të Ziadin Selës

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 29 April 2017

Burimet e Telegrafit në Spitalin e Tetovës dhe në LR-PDSH thonë se kryetari i LR-PDSH-se, Ziadin Sela është lëshuar nga spitali i Shkupit, dhe i njejti do të përkujdeset nga stafi i spitalit të Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga spitali i Tetovës dhe nga LR-PDSH-ja thonë se ai është më mirë dhe përkujdesja mjekësore do të vazhdojë në Tetovë.

Përndryshe, Sela u lëndua nga protestuesit e dhunshëm që sulmuan deputetët e shumicës së re parlamentare pas votimit të Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera