Sport

LAJMI I FUNDIT: Mbappe-Monaco, po ndodh e papritura (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 19 August 2017

Futbollisti i Monacos, Kylian Mbappe u dërgua në shtëpi nga stërvitjet pas një mosmarrëveshje që kishte me trajnerin, Leonardo Jardim , konflikt ky që vijë mes raporteve se lëvizja e tij në Paris Saint-Germain është përfunduar.

Talenti francez ka qenë emri më i kërkuar në këtë afat kalimtar veror pasi  qe ai shpërtheu  në fanellën e Monakos edicionin që lamë pas, transemton ORAinfo.

Real Madrid dhe PSG duket se po luftojnë për nënshkrimin e tij, por “Mundo Deportivo” pretendon se skuadra e PSG tashmë ka nënshkruar një marrëveshje dhe se një njoftim zyrtar së shpejti do të pasohet.

-Advertisement-

I njëjti burim gjithashtu raporton se Mbappe ishte lënë jashtë skuadrës së Monakos për ndeshjen me Metz pasi u dërgua në shtëpi nga stërvitja për shkak të disa telasheve me menaxherin e tij.

Trajneri Jardimi është përpjekur të mbrojë 18-vjeçarin, por duket se ka humbur betejën për ta mbajtur atë në skuadër./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera