Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Katastrofë për PD-në! Aleati i Bashës jep dorëheqjen

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 29 May 2017

Një katastrofë e vërtetë për Partinë Demokratike e cila ka jo shumë kohë në dispozicion për të plotësuar listat e saj për kandidatë për deputetë. Por, teksa orët kalojnë dhe KQZ pret sot listat, në kampin e djathtë është larguar një tjetër kandidat për deputet.

Pas dorëheqjes së Sazan Gurit në Berat, Blendi Himçit në Elbasan dhe Ramiz Çobos në Shkodër, tashmë është një aleat i Bashës, ai i cili jep dorëheqjen.

Bëhet fjalë për kryetarin e Lëvizjes së Legalitetit Sulejman Gjanës, i cili ka deklaruar dorëheqjen nga kandidimi në qarkun e Dibrës.

-Advertisement-

Ja çfarë shkruan Gjana:

DEKLARATA E PLOTË

Të dashur miq, Ju njoftoj se dje në mëngjes lajmërova Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha se, nuk e pranoj renditjen e emërit tim në vendin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres.

Këtë vendim e mora pasi të shtunën zhvilluam një mbledhje të kryesisë të PLL, pas shumë konsultimesh me miq e dashamirës të mi dhe të Legalitetit, por edhe pas një reflektimi të thellë mbi realitetin e ri që krijoi marrëveshja Basha-Rama dhe perspektiva e maxhorancës dhe opozitës së ardhshme.

Fakti që unë kam bindjen se pluralizmi politik në Shqipëri është në rrezik dhe se vlerat dhe kauzat e përqafuara dhe mishëruara prej dekadash nga PLL nuk mund të jenë objekt pazaresh meskine e të cilat nuk lejoj që të nëpërkëmben prej askujt, më përforcojnë qëndrimin tim se as Legaliteti dhe as unë nuk mund të shërbejmë si garniturë apo fasadë.

Për më tepër, renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres, jo vetem që ështe e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne. Besoj se legalistët dhe simpatizantët e PLL do të kuptojnë siç duhet thelbin e vendimit tim që, në vazhdim, do të sqarohet më gjerësisht nga unë por edhe me një deklaratë politike të PLL. I juaj përzemërsisht, Sulejman Gjana Kryetar i PLL./Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera