LAJMI I FUNDIT/ Dy policë mbeten të bllokuar në humnerat e Progonatit, kërkojnë ndihmë

Autori: Gazeta inFokus
09:37 | 12 May 2017
Dy policë të komisariatit të Tepelenës kanë mbetur të bllokuar në humnerat mes Progonatit dhe Nivicës.
Nga se bëhet e ditur paraprakisht, ata kishin dalë që prej mëngjesit të ditës së djeshme për të kontrolluar territorin.
Por duket se ata kanë mbetur të bllokuar në një zonë që nuk kanë mundësi që ta dalin prej aty, dhe kështu kanë kërkuar ndihmën e kolegëve të tyre.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa pritet që në drejtim të tyre të shkohet në ndihmë.
Do të jetë një helikopter nga Tirana, i cili do të niset për të bërë të mundur nxjerrjen e shefit të rendit Roland Zhapa dhe inspektorit të zonës, të cilët janë bllokuar në humnerat e Progonatit në njësinë administrative Kurvelesh.
“Jemi të bllokuar që mbrëmë në orën 20:30. Kishim dalë për inspektim dhe në vendim ku u futëm nuk kishim mundësi për t’i kthyer mbrapsht pasi është greminë e madhe. Brenda pak minutash presim të vijë helikopteri”, është shprehur Zhapa në një lidhje telefonike për Report Tv.
Zona në të cilën kanë mbetur të bllokuar policët njihet si terren i vështirë dhe zonë e izoluar.
Po ashtu, në këtë zonë ka pasur shumë raste të kultivimit të drogës.
Mendohet se ata të kenë dalë për të kontrolluar këtë zonë nëse ka raste të kultivimit të drogës, pas angazhimit të policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Më herët, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar luftë të ashpër kundër drogës, si dhe është shprehur se do të ndëshkohen të gjithë ata punonjës policie që tolerojnë këtë fenomen. /Gazeta Express/

Të tjera
-
Përleshje si në filma në Mitrovicë, arrestohen tre burra dhe një grua
Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë pasi dyshohet që pas një mosmarrëveshje...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jetë të enjten rreth orës 13:46 në Prishtinë....
-
KFOR uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Më të fuqishëm së bashku
KFOR ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e pavarësisë, duke sh...
-
IPKO reagon pas zjarrit në depon e tyre: Po punojmë me autoritetet përkatëse, shërbimet tona s’janë prekur
IPKO ka reaguar lidhur me zjarrin e mbrëmshëm që përfshiu një depo të kësaj k...
-
Haradinaj uron SHBA-të në ditën e pavarësisë: Aleate historike e mike e pazëvendësueshme për Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shte...
-
Haradinaj reagon ashpër ndaj Kurtit: Deklaratë e qëllimshme, e ulët dhe do ta turpërojë
Nasim Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë,...
-
SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, që shënon 24...
-
‘‘Dëme të konsiderueshme’’, deklarimi i Policisë për zjarrin në zonën industriale në Prishtinë: Po vijon puna hetimore
Mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht në zonën industriale, një objekt është për...
-
Konstituimi është ‘‘detyrim e jo opsion’’, Osmani – partive gjatë takimeve të djeshme: Sa më shpejtë të gjendet rrugëdalja
Dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vazhdoi mbajtjen e takimeve me partit...
-
‘‘Është eksplicit në kërkesë”, LDK sot i drejtohet Kushtetueses për komisionin për votim të fshehtë
Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ...
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...