Lajme

LAJMI I FUNDIT: Avdullah Hoti kandidat i LDK-së, për kryeministër?

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 13 May 2017

Pas tërheqejes së Isa Mustafës nga garimi për kryeministër të Kosovës nga LDK, ka filluar lakimi i emrave të mundshëm.

Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se gjasat më të mëdha si kandidat konsensual për kryeministër nga kjo parti të garoj Avdullah Hoti.

“Edhe pse është përmendur si opsion emri i nënkryetarit Lutfi Haziri, gjasat më të mëdha i ka ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti”, thotë ky burim.

-Advertisement-

Sipas këtij burimi, Hoti shihet si njeriu më konsensual brenda LDK- së për kryeministër.

“Hoti do të jetë dhe kandidat për kryeministër edhe bartës i listës zgjedhore të LDK-së”, thotë ky burim.

Në anën tjetër, disa përkarhës të Lutfi Hazirit kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale, që kryetari i Komunës së Gjilanit të jetë kandidati për kryeministër.

Ndërkohë, lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa sot ka paralajmëruar se më nuk do të kandidoj për kryeministër.

“Duhet të hapim rrugë në LDK për njerëz të ri. Sot në këtë tubim madhështor tuaj, me respektin më të madh do të ju informojë se do të ulëm me kryetarë dhe nënkryetar të degëve për të diskutuar se kush do të jetë ai kandidati i LDK-së për kryeministër të Kosovës”, ka thënë Mustafa sot në 27 vjetorin e themelimit të LDK-së në Istog.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera