Lajme

Lajmi fundit: Arrestohet një police për tentim vrasje në Prishtinë

Autori: Islam Morina 21:54 | 30 October 2020

Një zyrtare policore ka përfunduar nën pranga nën dyshimin për tentim vrasje shkruan Gazeta inFokus.

Burime të Gazetës inFokus kanë bërë të ditur se është arrestuar një pjesëtarë e Policisë së Kosovës. Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se zyrtarja policore është arrestuar nën dyshimet për tentim vrasje.

Derisa ende nuk ka asgjë zyrtare, Infokusi ka mësuar se arrestimi është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës, pas marrjes se disa informatave dhe hetimit te rastin.

-Advertisement-

Gazeta InFokus ka mësuar edhe emrin e zyrtares policore, por derisa nuk është dhëne ende asnjë informacion zyrtar nuk do ta publikoj emrin e saj. Mësohet se zyrtarja policore është nga Komuna e Kaçanikut, por me shërbim në Policinë e Kosovës, në stacionin e jugut në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera