Lajme

Lajmërohet për herë të parë Gjiko, pasi po akuzohet për dhunim të 15 vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 28 March 2022

Këngëtari i njohur, Asdren Gjikolli i cili në publik njihet me emrin Gjiko ka reaguar për herë të parë pasi që po akuzohet për dhunim të një të miture, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në InstaStory në llogarinë e tij zyrtare në Isntagram ka thënë se kjo është vetëm një e pavërtetë duke i mohuar terësisht akuzat.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre më një vajzë 15 vjeçare. Nuk kam mashtruar e as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike”, ka shkruar Gjiko.

-Advertisement-

Gjithashtu ai përmes këtij postimi ka thënë se familja e tij janë shumë në rregull pasi që e dinë që kjo gjë është vetëm një sajim.

“Unë sot, përmes shoqërisë së avokatisë Kërveshi&Partners Law Firm kam përgatitur dy paditë e para”, ka shkruar tutje Gjiko./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e Gjikos:

LAJMI I FUNDIT: Gjiko të premten del para Gjykatës, akuzohet për dhunim

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera