Lajme

Lajmërohet më në fund Bajram Gecaj: Befason me deklaratën e dhënë!

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 15 June 2017

Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj më në fund është lajmëruar.

Ai në një shënim në facebook ka arsyetuar humbjen e LDK-së. Madje, ai për herë të parë e ka sharë PDK-në, koalicionin me të cilin për 3 vjet e kishte mbrojtur me fanatizëm.

Ja çka shkruan në Facebook:

-Advertisement-

“NUK KEMI HUMBUR NËSE LDK KA ZVOGËLUAR TË KEQEN

LDK ka qenë dhe mbetet parti institucionaliste dhe shtetndërtuese. Kjo është logjika dhe koncepti të cilën e kam përcjell edhe unë gjatë gjithë kohës së veprimit tim, duke përfshi edhe vitet e fundit. Unë e kam marrë qartë porosinë e votës së qytetarit. Kur populli flet pushtetarët duhet të dëgjojnë dhe të nxjerrin mësim. Ju falem nderit të gjithëve për ato votat dhe për atë besim. Më keni bërë të mendoj shumë, të ju respektoj edhe më shumë. Unë nuk kam humbur, nëse LDK-së i ka shkuar për dorte ta zvogloj një të keqe në Kosovë. Fitorja më e madhe e LDK-së është se ka arritur ta reduktoj një të keqe të madhe mu me prezencën e saj në institucione. Humbja e madhe e PDK-së është padyshim meritë e punës së LDK-së në Qeveri. Unë këtë nuk e kam bërë duke protestuar në rrugë, nuk është as stil e as koncept i yni. Kjo tani është fitore e madhe për Kosovën, edhe pse në të parë nuk duket se është edhe e LDK-së. Por kjo është LDK e cila jo gjithmonë kuptohet drejtë dhe më kohë. Historia 27-vjeçare është dëshmitare se ne sakrifikojmë për interesa nacionale.

Unë do të angazhohem edhe më tutje që këtë forcë politike, që është dobësia më e madhe e Kosovës, ta qojmë aty ku e ka vendin, por asesi jo në institucione.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera