Lajme

Lajmërohet Kryetari i LDK Isa Mustafa: premton që LDK do të “reflektojë”!

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 12 June 2017

Ish Kryeministri dhe Kryetari i LDK, Isa Mustafa është lajmëruar sot në mëngjes përmes profilit të tij në Fb dhe në mënyrë indirekte ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se LDK do të reflekton në ditët në vijim. Mustafa ka thënë pokështu që fushata e LDK ishte dinjitoze.

Në vijim postimi i Mustafës:

Të nderuar qytetarë,

-Advertisement-

Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.
LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.
Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.
Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat. IM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera