Lajmërohet Kadri Shala, tregon historinë e vjedhjes së dy milionë eurove, thotë se paratë iu transferuan në llogarinë e tij
Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 24 October 2020
Kryeprotagonisti i përmendur në vjedhjen e Thesarit të Shtetit, më në fund u bë i gjallë. Përmes vëllait të tij, mbrëmjen e së shtunës ka dorëzuar një letër të shkruar me dorë ne redaksinë e Gazetës Express dhe Televizionit T7. Aty, Shala e përshkruan thjeshte këtë histori e cila është skandali me i madh qeveritar në historinë e Kosovës. Shala thotë se thjesht paratë iu transferuan në llogarinë e tij bankare. Paralajmëron se brenda tre ditësh do te dorëzohet ne Polici.
Kadri Shala emri më i përfolur i këtyre ditëve ka vendosur që të flas për ngjarjen që bëri bujë të madhe e që ka të bëjë me 2,1 milionë eurot që nga Thesari i shëtit, u transferuan në llogarinë e kompanisë së tij “LDA – Group”.
Ai ndodhet jashtë Kosovës, por ka shkruar një letër të cilën e ka dërguar në adresë të Gazetës Express dhe T7, përmes vëllait të tij.
Në këtë letër që mban datën 24 tetor 2020, Shala ka treguar historinë se si ka përfunduar një shumë kaq e madhe e parave nga buxheti i shtetit në llogarinë e firmës së tij.
“Diku rreth orës 3 kam shkuar në bankomat të TEB Bankës në Prizren për t’i tërhjekur një shumë të mjeteve për nevojat e mija përsonale nga llogaria e firmës të cilës jam përfaqësues, LDA Gruop, pasi në llogari kam pasur mjete të mjaftueshme afërsisht 20 000 euro. Në atë moment kam vërejtur se shuma në llogari ishte mbi vlerën të cilën e kam pasur.
Nga ai moment kam menduar se kam pranuar mjete nga kompanitë me të cilat kam punuar por nga përmbaruesit të cilët i kam angazhuar për kompanitë të cilat më kanë obligime”, shkruan Shala në letrën e tij.
Më pas Shala posa ka marrë këto para ka nisur t’i shlyej borxhet që ua kishte personave apo kompanive.
“Dhe kështu kam menduar që t’i fshij obligimet që i kam ndaj personave fizik dhe juridik gjegjësit firmave që u kam pasur obligim”.
Më tutje Shala që është në kërkim nga policia e Kosovës, ka thënë se familjarët e tij që janë përmendur nga mediat nuk kanë qenë në dijeni për veprimet e tij.
“Të dashura media, këtu asgjë politike nuk ka mirëpo përfshirja e familjes sime, fëmijëve të mi të cilët as nuk kanë qenë në dijeni apo s’kanë kurrfarë lidhje me rastin, përfshirja e personave juridik dhe fizik ka qenë e tmerrshme, jo etike pa e ditur saktësisht thelbin”.
Në këtë rast Shala u ka kërkuar falje familjes dhe të gjithë atyre që janë etiketuar.
“Shfrytëzoj rastin t’i kërkoj falje familjes, fëmijëve dhe të gjithë atyre të cilët i kanë etiketuar e që nuk kanë pasur njohuri rreth situatës”.
Në fund kësaj letre themeluesi i kompanisë LDA – Group, ka paralajmëruar dorëzimin në polici.
“Për momentin jam jashtë vendit dhe brenda 2-3 ditësh do të lajmërohem të organet kompetente” , ka njoftuar Shala I cili njëkohësisht ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me punëtorin e Thesarit Labinot Gruden, i cili u arrestua me dyshimin se ka bërë transaksionin e pareve në kompaninë LDA-Group.
“P.S asgjë dhe asnjëherë nuk kam punuar në institucione shtetërore dhe as që kam lidhje me punëtorët e ministrisë apo thesarit”, përfundon letra e Shalës dërguar në Express dhe T7.
Të tjera
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...
-
Raporti i DASH-it, Bajrami: Kurti po mendon se po i drejtohet deleve, analfabetëve funksionalë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Rap...
-
Ia rrahu tavolinën Vuçiqit në OKB – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësueses së Maltës: Kështu u drejtohemi diktatorëve!
Të hënën në Nju Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Ademi dhe Hetemi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit, vlerësohet se do të sjellë fryte për të rinjtë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanisti ...
-
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi
Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Kras...
-
Dy shtëpi, banesë e tokë.., këto dhe shumë të tjera janë pasuritë mbi 500 mijë euro të Lumir Abdixhikut
Hiq më pak se 555 mijë euro pasuri numëron i pari i Lidhjes Demokratike të Ko...
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...