Lajme

Lajmërohet Donika Kadaj pasi vendimit të KGJK-së që deputetët të cilët hodhën gazlotësjellës të mos iu lejohet gara në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 21 January 2021

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim që deputeteve të Vetëvendosjes të cilët kishin hedhur gazlotësjellës të iu ndalohet garimi në zgjedhjet e 14 shkurtit.
E rreth kësaj ka reaguar, Donika Kadaj-Bujupi, përmes një postimi në llogari e tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

“Gazi lotesjelles ne Kuvend nuk ishte kunder Kosoves – ishte per ta mbrojtur ate nga Zajednica.Gazi nuk ishte kunder njerezve – ishte per t’i mbrojtur qytetaret nga pabarazia qe krijohej me Zajednicen. Gazin nuk e kishim kunder institucioneve – ishte pikerisht per ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikes.”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se dënimet ishin më kushte, prandaj mos lejimi është i pakuptim

“Prandaj, edhe dënimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qellimi ishte politik.Mos lejimin e kandidimit te kujtdo qe eshte angazhuar me vetemohim per mbrojtjen e Republikes, e kam te veshtire ta kuptoj si mbrojtje e integritetit te institucionit. Ne fakt eshte krejt e pakuptimte”, ka përfunduar Kadaj-Bujupi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera