Lajme

Lajmërohet Dardan Molliqaj pas përleshjes me Haki Abazin

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 11 September 2019

Dardan Molliqaj nga PSD pas lajmit se është përleshur me Haki Abazin nga Lëvizja Vetvendosje, ka sqaruar se nuk ka ndodhur asgjë jasht studios.

Molliqaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se ishte vetëm një tension që ishte vazhdimësi e debatit politik.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

-Advertisement-

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka shkruar Molliqaj.

Ndërsa, Abazi ka thënë në një prononcim për Gazetën inFokus se Molliqaj e ka sulmuar bashkë me një shoqërues të tij.

“Pas përfundimit të emisionit unë e  kam lëshuar sallën dhe në korridorit , Meti më Rexhep Hotin ka qenë   dhe ka ardh Dardan Mollqiaj ka ardh me përcjellsin e tij dhe me fjalë kërcënues më kanë kërcënuarKa ndodh një situatë e pakëndshme dhe më kanë liruar dhe me kanë kthy ne studio” ka thënë ai për Gazetën inFokus

Abazi ka thënë se rastin e kanë paraqitur në Policinë Kosovës./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera