Lajme

Lajmërohet Bajqinovci: Për fat të mirë dola nga vetura para se të merrte flakë

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 22 February 2021

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi i është djegur vetura sonte rreth orës 18:30 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se para se vetura të merrte flakë, kishte arritur të dilte nga automjeti.

” Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura duke e vozitur, për fat të mirë para se të merr flakë dola nga automjeti.I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen”, ka shkruar Bajqinovci.

-Advertisement-

Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes,për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal.
I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen.

Posted by Mefail Bajqinovci on Monday, February 22, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera