Lajmërohet Avdullah Hoti, kërkon të zbuten masat në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 18 April 2020
Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti i cili është edhe ekonomist me profesion ka thënë se pandemia e Coronavirusit do të shkaktojë shok ekonomik në Kosovë.
Sipas Hotit, ndikimin e plotë do ta ndiejmë në pjesën e dytë të vitit, kur të shfaqen efektet multiplikuese përmes rënies së investimeve dhe remitencave nga të cilat jemi shumë të varur.
Ai ka kërkuar që sa më parë të fillojë zbutja e masave për qarkullim të lirë të bizneseve dhe njerëzve, por duke respektuar udhëzimet shëndetësore që të parandalohet përhapja e virusit, shkruan Reporteri.
Reagimi i plotë:
Pandemia nga covid-19 mund të shkaktojë shok ekonomik, por duhet parë edhe si mundësi për ndryshime të mëdha cilësore në strukturën ekonomike të Kosovës me potencial për rritje afatgjate cilësore.
Kjo pandemi padyshim se do të shkaktojë një shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim dhe eksporte, dhe kjo vetëm si një valë e parë. Ndikimin e plotë do ta ndiejmë në pjesën e dytë të vitit, kur të shfaqen efektet multiplikuese përmes rënies së investimeve dhe remitencave nga të cilat jemi shumë të varur.
Ndikimi ekonomik i kësaj pandemie mund të jetë i paprecedent, sepse në të njëjtën kohë kemi kolapsim të ofertës agregate dhe reduktim signifikant të kërkesës agregate. Oferta agregate ka kolapsuar pasi firmat janë mbyllur me vendime administrative apo si rezultat i shkëputjes së zinxhirit ofertues të inputeve prodhuese e mallrave të gatshme dhe kufizimit të lëvizjes të njerëzve/punëtorëve. Ndërkaq, sa i përket kërkesës agregate, statistikat tregojnë se punësimi ka rënë për rreth 1/3, rrjedhimisht të ardhurat dhe kërkesa agregate kanë rënë.
Është tepër me rëndësi që sa më parë të fillojë zbutja e masave për qarkullim të lirë të bizneseve dhe njerëzve, por duke respektuar udhëzimet shëndetësore që të parandalohet përhapja e virusit.
Lehtësimi në qarkullim të bizneseve, zinxhirit ofertues prodhues/shërbyes dhe të njerëzve, së bashku me mbështetjen e menjëhershme financiare të bizneseve për të përballuar kostot minimale të operimit (ose kostot e mbijetesës gjatë kësaj periudhe) do të parandalonte daljen e plotë të bizneseve nga tregu.
Nëse arrijmë të mbajmë bizneset në treg dhe të mbajmë të pashkëputur zinxhirin ofertues prodhues/shërbyes, atëherë kostot ekonomike dhe sociale të pandemisë do të jenë më të ulëta, si për familjet ashtu edhe për shtetin. Në të kundërtën, nëse humbet kjo mundësi dhe bizneset dalin nga tregu, atëherë prodhimi dhe punësimi do të stabilizohen në nivele më të ulëta dhe do na duhen vite për tu kthyer në nivelin e para pandemisë.
Parë nga një perspektivë tjetër, masat ekonomike për të përballuar pasojat e pandemisë, nëse dizajnohen si duhet dhe mobilizojnë financim të qëndrueshme që kanalizohet në ekonomi aty ku ka nevojë dhe ku efekti është maksimal, atëherë mund të krijohet një momentum të ri për zhvillim të hovshëm ekonomik në Kosovës. Në një rast të tillë, do të nxiteshin ndryshime të mëdha në strukturën ekonomike dhe sektoriale, duke e vendosur ekonominë e Kosovës në një trajektore më të lartë të rritjes dhe zhvillimit afatgjatë, me punësim më të lartë dhe më cilësor.
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...