Lajme

Lajmërohet Artan Hajrizi: Jam në Gjermani, m’i vodhën dokumentet

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 18 July 2024

Artan Hajrizi, ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e një polici në Serbi.

Ai për Dukagjinin ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese.

“Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver i kam lajmëru që mi kanë vjedh dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi për Dukagjinin.

-Advertisement-

Artan Hajrizi  i cili po kërkohet nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e policit serb, tha se vëllai i tij Faton Hajrizi, ka qëndruar te ai dhe ia ka marrë dokumentet.

“Dokumentet  mi ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka ndejtë te unë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera