Lajmërohet Agim Veliu: Situata është mjaftë e tensionuar

Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 07 November 2022
Lista Serbe të shtunën dha dorëheqje nga të gjitha institucionet, ndërsa komandantët serbë të Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të vendit i zhveshën uniformat e tyre, para zyrtarëve të Listës Serbe në Zveçan.
E, dorëheqje dhanë edhe kryetarët e katër komunave veriore me shumicë serbe dhe udhëheqësit në sistemin gjyqësor.
Pas dorëheqjeve dje në Mitrovicë të Veriut u mblodhën qytetarë serbë, të cilët kërkuan tërheqjen e vendimit për targat dhe krijimin e Asociacionit.
Lidhur me situatën, kryeministri Albin Kurti tha se Serbia do të dështojë ta destabilizojë Kosovën, derisa tha se është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët.
Për veprimet e Kurtit karshi situatës në veri, ka reaguar ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ai tha se veprimet e kryeministrit Kurti janë të pa matura dhe jo në interes të vendit.
Sipas tij, për çdo situatë të vendit do të duhej të koordinohet me SHBA-të.
“Veprimet e Kurti nuk janë as të duhurat e as të mençura. Janë të pakoordinuara edhe me faktorin e brendshëm edhe ndërkombëtarë veprime që Kosovën e kanë kthyer shumë mbrapa dhe të pa matura dhe jo në interes të vendit. Do të duhej të veprohej në koordinim me SHBA-në gjithmonë”, tha Veliu.
Ish-ministri tha se situata është mjaftë e tensionuar në veri.
Veliu thotë se kundërveprimet e palës serbe e dëmtojnë Kosovën.
“Situata është mjaftë e tensionuar. Kundërveprimet e palës serbe e dëmtojnë Kosovën dhe procesin dhe nuk kanë qenë në interes të vendit të zhvillohen në këtë mënyrë ngjarjet, do të duhet një koordinim më i mirë”, u shpreh Veliu për Front Online.
Ndryshe, sot Lista Serbe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Ditën e djeshme SHBA-të kanë kërkuar nga Kosova që të themelohet asociacionin, dhe të shtyhet edhe vendimi për targat.
Alarmon eksperti i sigurisë: Ky ishte plani sekret i Serbisë, çfarë pritet të ndodhë në veri?

Të tjera
-
Rexha (AGK): Të formohet një task-forcë kombëtare për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, e ka cilësua...
-
Kurti i ik pyetjes për lirinë e medias, truproja e tij me forcë ia largon mikrofonin gazetarit
Një prej mbrojtjes së afërt të kryeministrit në dorëheqje dhe kreu të LVV-së,...
-
Rënia alarmante për 24 vende, Rohde i ashpër që Kosova është edhe pas Serbisë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas raportit të fundit t...
-
Grupi “Asnjë cent ma shumë” e çon në Gjykatë ZRRE-në për shtrenjtimin e rrymës
Grupi “Asnjë Cent Më Shumë” ka dorëzuar zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregu...
-
Haradinaj: Rënia e lirisë së medias në Kosovë pasojë e frikës dhe kontrollit politik
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj rënies së lirisë së medi...
-
Për një javë në Gjilan u shqiptuan mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku
Gjatë javës që lamë pas, policia në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 710 gjoba tr...
-
MPJD: Sot hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi
Sot hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi, duke shë...
-
FSK tërheqë mjetin e pashpërthyer në Kaçanik, dyshohet se mbeti nga l*fta e dytë botërore
Një person në Kaçanik të enjten ka informuar policinë se kishte hasur në një ...
-
Edhe një qytetar tjetër sulmohet nga qentë endacakë në Mitrovicë
Një tjetër rast i sulmit nga qentë endacakë ka ndodhur në lagjen e njohur si ...
-
Shqiptarët me orët më të gjatë të punës në Evropë, paguhen më së paku – pagat më të ulëtat në rajon
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe INSTAT, në vitin 2023, punonj...
-
Aksident mes veturës dhe biçikletës në Prishtinë, një person dërgohet në spital
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në lagjen Kalabri...
-
Çitaku: Raporti për lirinë e mediave reflekton presion ndaj gazetarëve, sulme e etiketime
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për indeksin e Reporterëve pa...