Lajme aspak të mira për nënat që rrinë shumë duke folur në “Viber”
Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 17 December 2019
Me zhvillimin që po pëson teknologjia çdo ditë e më shumë, na duhet të ndeshemi me valët elektromagnetike, të cilat përbëjnë rreziqe nga më të ndryshmet për shëndetin tonë.
Përveç valëve të dritës, në ambientet ku qëndrojmë apo punojmë, dashur padashur prekemi nga valët e prodhuara artificialisht si nga stacionet e radios, televizorët, aparatet celularë e kompjuterët. Të gjitha këto valë transmetojnë energji në një masë të caktuar që shkaktojnë efekte mbi organizmin tonë.
Njëra nga arsyet se përse aplikacionet si Viber dhe WhatsApp janë përhapur shpejtë, është pikërisht arsyeja se lista e miqëve në këtë aplikacion janë pikërisht numrat që tashmë i keni në telefon — ju nuk keni nevojë t’i kërkoni ata sipas email adresës apo emrit të përdoruesit.
Viber ju mundëson të dërgoni mesazhe falas dhe poashtu të bëni thirrje falas te përdoruesit tjerë të Viber, në të gjitha pajisjet dhe në mbarë botën.
Aplikacioni ka mbi 250 milionë përdorues aktivë në ditë.
Megjithatë qëndrimi duke folur për një kohë të gjatë në telefon ka rreziqet e veta.
Hulumtuesit në Institutin Kombëtar për Shëndetësinë kanë zbuluar se vetëm mbajtja e një celulari aktiv afër kokës për 50 minuta, prodhon ndryshime të dukshme në metabolizmin e trurit.
Prof. Girish Kumar ka thelluar kërkimet e tij mbi radiacionin e telefonisë celulare dhe efektet e saj, e ka dalë kundër përdorimit të shpeshtë të telefonave celularë , sepse përdoruesve iu shtohet risku nga kanceri, tumoret e trurit dhe rreziqe të shumta të tjera për shëndetin. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi telefonat celularë si burim i mundshëm kancerogjen.
Kur një person e përdor telefonin celular për 50 minuta pa ndërprerje, indet e trurit nga ana e celularit metabolizojnë më shumë glukoze krahasuar me krahun tjetër. Dëmet e shkaktuara nga valët elektromagnetike të celularëve, mund të prekin edhe sterilitetin te meshkujt.
Doktoresha Fiona Mathews doli në konkluzionin se sperma e atyre që mbanin telefonin në xhepin e përparmë, ishte 8% më e keqe në krahasim me të tjerët. Ndaj dhe do të ishte tepër e këshillueshme që të hiqni dorë nga zakoni i të mbajturit telefonin në xhepat e para të pantallonave, më mirë mbajeni në xhepat e pasme. Radiacioni i celulareve është tepër i rrezikshëm edhe për fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Të tjera
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...