Lajme të rreme në Facebook, policia arreston një femër për ngjallje paniku
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 29 November 2019
Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit në vijim të masave të marra për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese, ka vijuar intensivisht punën në evidentimin, dokumentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo rasti.
Në këtë kuadër, Drejtoria e Antiterrorit arrestoi në flagancë shtetasen Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social Facebook, në linkun https://ëëë.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve.
Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.
Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Digjital.
Të tjera
-
Izraeli poston videomesazhin emocionues për Shqipërinë
Në një postim në Facebook, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dër...
-
Tahiri në 20 vjetorin e OSBE-së: Gjatë luftës ishte shpresë dhe mundësi për paqe
Besnik Tahiri, koordinator Nacional për reformën shtetërore, në 20 vjetorin e...
-
Deputetja e LDK’së: Kaosi me Ligjin për paga i qëllimshëm, s’është faji i Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike t...
-
Pas Serbisë edhe Rusia mohon masakrën e Reçakut
Edhe Kremlini zyrtar ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishti...
-
Kosnett thotë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori
Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se çështja e ndarjes ...
-
“I mbytën me çekan në kokë”, Berani shpalos detaje të masakrave mbi shqiptarët në Mitrovicë
Halit Berani kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë në rrjetin e tij social “Faceb...
-
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje: VV-së po i kthehen “të sharat”
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka e ka komentuar debatet tel...
-
Miliona britanikë ende në radhë për të votuar, vendi mban frymën
Pjesëmarrje tepër e lartë në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të enjteje në B...
-
Enver Hasani: VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje të reja
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Vetëvendosjes ...
-
Kurti tregon se a është takuar me Thaçin
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur që nuk ka konfere...
-
Kurti tregon si u bllokuan me Isa Mustafën për zgjedhje të ministrive
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti, ka t...
-
Vdekja e dyshimtë në Ferizaj, Policia arreston një person
Është bërë e ditur se hetuesit policorë kanë arrestuar një person pas gjetjes...