Sport

Lajme të mira për Sarrin, ylli skuadrës gati për finalen

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 23 May 2019

Skuadrat angleze janë të destinuara për të luajtur finalet e kupave të mëdha europiane dhe në këtë kontekst blutë e Londrës kanë nisur përgatitjet dhe seancat stërvitore për finalen ndaj Arsenalit, në Europa League, që do të zhvillohet në Baku të mërkurën e ardhshme.

Lajme të mira vijnë nga infermieria për trajnerin Sarri, të cilit i rikthehet në gjendje optimale edhe i dëmtuari N’Golo Kante.

Chelsea vjen me një statistikë pozitive, pasi nuk ka pësuar disfatë në sfidat e fundit, ndaj shpresa për ta vijuar serinë e sukseseve edhe në këtë finale është e madhe.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, “Topçinjtë” do të zbresin në fushë pa mesfushorin Mkhitaryan, me lojtarin që ka vendosur të mos udhëtojë në Baku të Azerbajxhanit për shkak të tensionit politik që ekziston mes vendlindjes së tij, Armenisë, dhe Azerbajxhanit, që organizon këtë finale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera