Sport

Lajme të këqija për PSG-në, ja sa do qëndrojë jashtë fushave Mbape

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 26 August 2019

PSG-ja mundi Tuluzën mbrëmjen e djeshme pastër 4-0, por ne kampin parizien, kjo fitore nuk ka shijuar aspak.

Kjo për faktin se Mbape u dëmtua dhe do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një muaj, siç raportojnë në Francë.

Një lajm i keq ky për PSG-në dhe për kombëtaren, pasi lojtari do të humbasë dy sfidat me Andorën dhe Shqipërinë, të vlefshme për kualifikueset
e Europianit.

-Advertisement-

Nëse për Francën kjo mungesë nuk do të vihet shumë re, për shkak të yjeve që ka në përbërje, për PSG-në është një humbje e madhe, pasi në të njëtën
kohë është dëmtuar Kavani dhe Nejmar është i padisponueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera