Lajme të hidhura për të gjithë ata që bëjnë dush në darkë
Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 04 February 2020
Është një diskutim i gjatë lidhur me këtë temë: cila është periudha më e mirë, cila është më higjienike, në mëngjes apo në mbrëmje?
A duhet t’i lash flokët çdo ditë ose disa herë në javë? Në krye të kësaj çështjeje ka debat të vazhdueshëm, edhe me kohën se kur duhet t’i lash flokët.
Disa favorizojnë rutinën e larjes në mëngjes, ndërsa të tjerë i gëzohen çlodhjes para gjumit.
Për fat të keq, nëse je pjesë e atyre njerëve që bëjnë dush në darkë, ka disa lajme jo të mira që, me siguri, do t’ju bëjnë të ndërroni mendje dhe të ndryshoni rutinën.
Sipas Cosmopolitan UK, përgjigjja nuk zë vend për kohën në vetvete. Problemi është se kur lan flokët dhe pastaj shkon në shtrat me një kokë të lagur, u ke bërë flokëve dëme serioze.
Arsyeja është te lëvizja gjatë gjithë natës. Flokët ngatërrohen, prandaj duhet t’i rregullosh çdo mëngjes. Por dëmtimi në flokët e lagur shkakton edhe thyerje të majave dhe dobësim të tyre.
“Arsyeja kryesore për të mos shkuar në shtrat me flokë të lagur janë kutikulat (shtresa e jashtme e flokëve) – një shtresë që bëhet më delikate kur laget, kështu që i dëmton më shpejt flokët”, -thotë Sally -Ann Travers, konsulente në qendrën ‘Trichologist at The Cotswold Trichology’, duke konfirmuar frikën tonë.
Travers thotë se nëse duhet t’i lash flokët para se të flesh, atëherë sigurohu që t’i thash mirë para se të shtrihesh për të fjetur, ose ndihmoji duke i lidhur lehtë bisht për të ndihmuar në mosdëmtimin e tyre dhe për të eliminuar këputjen.
Por flokët e lagur janë me rrezik edhe për shfaqjen e irritimeve të ndryshme të lëkurës, të cilat shkaktojnë dëmtime të skalpit dhe krijimin e zbokthit.
Të tjera
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...