Lajme

Lajme kontradiktore për ekspozimin e armëve kineze nga Serbia-Presidenca ngreh alarmin për rrezik, qeveria thotë nuk ka rrezik

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 01 May 2022

Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Shyqyri Haxha, ka reaguar në lidhje me disa lajme për ekspozimin e armëve kineze nga Serbia, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka publikuar dy lajme të cilat bijnë në kontradiktë në mes të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, ku nga reagimet e Presidencës thuhet se po rrezikohet paqja, ndërsa nga qeveria thuhet se Serbia nuk ka mundësi ta destabilizojë Kosovës.

Sipas tij kjo është një papërgjegjësi institucionale.

-Advertisement-

“Papërgjegjësi e institucionale. Brenda një dite lajme kontradiktore nga institucionet kyqe të shtetit. Shiko lajmin 1 dhe lajmin 2. Një dikaster thot, ‘S’ka Rrezik’ ‘Tjetri rrezikohet paqja’. Merruni vesh mes vehte e mos u ‘relaksohuni shumë’ se situata është shumë më serioze se që ju po silleni duarkryq”, ka thënë Haxha.

Ai po ashtu përmes këtij postimi ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të mendojë të ngris kapacitete mbrojtëse sepse rrezikohet pikërisht nga aleat që sot po e kërcënojn paqen në botë.

“Armiku që ka pretendime territoriale, që ndërhyn cdo ditë në punë të mbrendshme te Kosovës dhe që armatoset deri në dhëmb nga kundërshtar të aleatve tanë, juve si duket nuk iu le përshtypje fare, apo? Keni harru krejt që Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të mendoje të ngris kapacitete mbrojtëse sepse rrezikohet pikërisht nga aleat që sot po e kërcënojn paqen në botë”, ka shtuar Haxha./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera