Sport

Lajme jo të mira për Kombëtaren, dëmtohet Manaj

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 25 May 2019

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka marrë një goditje, pasi sulmuesi Rey Manaj është dëmtuar.

Tekniku italian mund të privohet nga shërbimet e tij duke qenë se lushnjari nuk është grumbulluar as në sfidën e sotme që Albacete luan kundër Gijonit.

Shqiptari nuk është grumbulluar fare, pasi ka patur një dëmtim në stërvitjen e fundit, raporton telesport. Lojtari nuk është llogaritur nga tekniku i tij për këtë sfidë dhe duhet ta shohë takimin nga shtëpia. Një lajm i keq, pasi i riu ishte kthyer në titullar në ekipin spanjoll.

-Advertisement-

Lajm i keq dhe për Shqipërinë, pasi mund të kushtëzohet nga shërbimet e tij. 22-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon nga të cilat 14 si titullar dhe ka shënuar 6 gola me ekipin spanjoll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera