Lajme

Lajm i rremë për sondazhe në emër të Institutit ‘Gani Bobi’

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 11 Qershor 2017

Një ueb-faqe “Fushata2017”, e hapur sot në ditën e zgjedhjeve, ka shpërndarë një lajm të rrejshëm për një sondazh.

Kjo ueb-faqe e ka shkruar një lajm të rremë duke treguar për rezultatet e një sondazhi duke u thirr në Institutin “Gani Bobi”.

Ky sondazh tregon për një garë të ngushtë në mes të koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe Lëvizjes Vetëvendosjes, ndërsa me shumë më pak vota të tretin e rendit koalicionin e udhëhequr nga LDK-ja. Ueb-faqe është sponzoruar edhe në rrjetin social “Facebook”.

-Advertisement-

Shkelzen Maliqi tha se Instituti Gani Bobi nuk punon fare dhe nuk ka publikuar asnjë sondazh. Ai tha se lajmi i publikuar është i rremë.

“Gani Bobi” nuk punon fare, është e rreme, është ‘fake’ edhe nuk guxojmë me shpall exit-pollin (sondazhe) para se të mbyllen të gjitha vendvotimet. Gani Bobi nuk është me funksional”, tha Maliqi. /kallxo.com/.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy