Sport

Lajm i mirë për tifozët dhe klubin

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 26 September 2017

Andrea Agnelli do të vazhdojë të mbete president i Juventusit, pavarësisht pezullimit me një vit nga Federata Italiane e Futbollit për shkak të raporteve të tij me disa grupe ultras.

Sanksionet ndaj numrit një të Juventusit do t’i imponojnë Agnellit mungesën në të gjitha aktivitetet e Federatës italiane të futbollit, nuk do t’i lejojnë takime me agjentë të FIFA-s dhe nuk do të mund të përfshihet në diskutimet gjatë ndeshjeve para apo gjatë tyre.

Por, ai do të ruajë poltronën e tij në Shoqatën Evropiane të Klubeve të futbollit, si dhe në Ekzekutivin e Qeverisë së futbollit botëror, kjo përmes hapësirave të ngushta ligjore.

Juventus ka njoftuar zyrtarisht se do të apelojë dënimin e presidentit në çështjen e shumë diskutueshme me tifozët ultras duke e cilësuar inkurajuese lehtësimin e akuzave, por jo të mjaftueshme në këtë padrejtësi.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera