Lifestyle

Lajm i mirë për ju që e doni kafenë, mund t’i pini deri në tre kafe në ditë

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 20 December 2017

Lajm i mirë për ata që e duan kafenë, jo vetëm që janë më të shëndetshëm mirëpo kanë më pak gjasa të marrin sëmundje të zemrës dhe mëlçisë sesa ata që nuk pinë kafe.

Hulumtimi më i ri i botuar në ‘British Medical Journal (BMJ), tregon se pirja e moderuar e kafesl (rreth tre filxhana në ditë) lidhet me shëndetin e mirë.

Hulumtimi i cili kombinon 200 studime të mëparshme, tregoi se konsumimi i kafesë lidhet me rreziqe më të ulëta të diabetit, sëmundjes së mëlçisë, demencës dhe disa kancereve.

-Advertisement-

Megjithatë, hulumtimi nuk do të thotë se kafja ka ndonjë cilësi të veçantë mjekësore, shpjegoi profesori Eliseo Guallar, transmeton lajmi.net

‘Kafeja parandalon sëmundjet kronike dhe redukton vdekshmërinë? Ne thjesht nuk e dimë!’

‘A duhet mjekët të rekomandojë pirjen e kafesë për të parandaluar sëmundjet? A duhet njerëzit të fillojnë të pinë kafe për arsye shëndetësore? Përgjigja për të dyja pyetjet është ‘JO!’ tha Guallar.

Studimi gjithashtu identifikoi shoqërimin e dëmshëm të duhanit dhe kafesë gjatë shtatzënisë, të cilat mund të çojnë në lindje të parakohshme gjatë tremujorit të parë dhe të dytë.

%image_alt%

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera