Sport

Lajm i keq për Real Madridin, rikthehet Kane

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 31 October 2017

Raportohet se sulmuesi në formë i Tottenham, Harry Kane, do të jetë i gatshëm për ndeshje kundër Real Madridit, e cila zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Wembley” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kane, i cili mungoi në ndeshjen e fundit të Tottenham kundër Manchester United të shtunën për shkak të një dëmtimi, është rikthyer në stërvitje sot dhe thuhet se do të luajë kundër ekipit të Zidane, transmeton Express.

I pyetur nëse do ta ketë Kane kundër Real Madridit, trajneri Pochettino ka thënë: “Nuk e di nëse do të jetë”, shkruan AS.

-Advertisement-

Por, sot ai ka stërvitur me grupin dhe ka dhënë shenja se e ka rimarrë veten plotësisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera