Sport

Lajm katastrofal për Prishtinën: Ylli kryesor mungon në Superkupë ndaj Dritës

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 08 August 2018

Prishtina do të jetë me dhimbje koke në ndeshjen e Superkupës me Dritën.

Takimi që do të hap stadiumin “Fadil Vokrri” më 13 gusht, do të luhet pa lojtarin më në formë të bardhekaltërve, përforcimin e ardhur nga Liria, Meriton Korenica.

“Suspendimi më i çuditshëm është i Korenicës. Publiku i shumtë që pritet të jetë prezent, nuk do të mund të shijoj paraqitjen e tij. Korenica me Lirinë ka 4 karton të verdhë dhe sipas rregullave ndeshja e Superkupës e ka tretmanin e ndeshjes së fundit kampionale të edicionit paraprak të garave. Dhe në këtë mënyrë trajtohen futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

-Advertisement-

Korenica në fitoren 3:1 në miqësore ndaj Tiranës, shënoi het-trik.

Prishtinës i mungojnë edhe Armend Dallku, që ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e Prishtinës, dhe Debatik Curri, për shkak të kartonëve të kuq të marrë nga ndeshja e fundit kampionale me Dritën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera