Sport

Lajm katastrofal për Manchester Unitedin, por i mirë për Liverpoolin

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 15 January 2020

Manchester Unitedi e ka mposhtur Wolvesin me rezultat minimal 1-0 dhe ka kaluar në fazën tjetër të Kupës së Anglisë, shkruan Gazeta inFokus.

Por, ‘Djajtë e Kuq’ në këtë takim e kanë humbur yllin kryesor të skuadrës, Marco Rashfordin.

Sulmuesi anglez është lënduar në minutën e 79’ të ndeshjes dhe me pas ka lënë fushën e lojës për Lingardin.

-Advertisement-

Ky lëndim i yllit të Unitedit vjen katër ditë para sfidës me rivalin e përbetuar Liverpoolin.

Lëndimi i Rashfordit është një lajm katastrofal për Ole Gunnar Solskjaerin, por një lajm jo edhe i keq për skuadrën e Jurgen Kloppit, pasi dihet që rreziku kryesor i Unitedit është Rashfordi.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në ‘Anfiedl Road’ në Liverpool./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera