Lajm i rëndësishëm për personat që dëshirojnë të blejnë banesë në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 18 March 2022
Me rritjen e kostos së ndërtimit është rritur edhe çmimi i një metri katror të banesave në Kosovë, thotë kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha.
Sipas të dhënave që posedon ai, çmimet e materialeve ndërtimore janë rritur gjatë muajit të fundit mbi 20 për qind.
Rritje kanë pësuar edhe çmimet e produkteve ushqimore, naftës, benzinës dhe shërbimeve të tjera.
Për këtë gjendje globale është fajësuar lufta që ka nisur Rusia në Ukrainë, nga 24 shkurti, dhe trazirat në tregje që e kanë pasuar atë.
“Pas fillimit të luftës në Ukrainë kemi një ngritje deri në 40 për qind [të çmimit] të hekurit. [Çmimi] i çimentos është 80 për qind më lart se vitin e kaluar. Këto janë produkte bazë të ndërtimit, por rritje kanë pësuar edhe materialet tjera ndërtimore”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, një metër katror i një banese në Fushë Kosovë ka arritur në 650 euro e më shumë, nga 500 sa ka qenë vitin e kaluar.
Fushë Kosova, e cila ndodhet vetëm gjashtë kilometra larg Prishtinës, ka ndër çmimet më të ulëta në treg, thonë në Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës.
Sali Murataj – banor i Prishtinës – thotë se është interesuar të blejë banesë në kryeqytet.
Sipas kërkimeve që ka bërë në treg, ai thotë se çmimet, nga viti i kaluar, janë rritur për më shumë se 200 euro.
“Kam pasur rast kur kam caktuar një termin për të parë një pronë… Çmimi ka qenë 750 euro, [por] kur kemi shkuar na është thënë se është rritur në 950 euro”, thotë Murataj.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se në një lagje të Prishtinës është përballur me çmime edhe më të larta.
“Te Rruga B, çmimi për një metër katror është 1,000 euro”, thotë ai.
Në ueb-faqet e disa agjencive të patundshmërive që ka vizituar Radio Evropa e Lirë, figuron se çmimet e banesave në Kosovë nisin nga 850 euro për një metër katror e lart.
Ato dallojnë varësisht prej lokacionit se ku ndodhet banesa – për shembull, sa më afër qendrës së qytetit, aq më shtrenjtë.
Rritja mund të mos ndalet me kaq
Çmimet kanë qenë në trend të rritjes edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë. Pandemia e koronavirusit, e cila ka nisur në vitin 2020, ka shkaktuar po ashtu çrregullime në tregje, që më pas kanë rezultuar me rritje çmimesh.
Pronari i kompanisë ndërtimore “Elsa”, Brahim Selimaj, thotë se këto dy ngjarje kanë rritur skajshmërisht koston e ndërtimit.
Sipas tij, metri katror i banesave është shtrenjtuar për 200 euro, krahasuar me vitin e kaluar. Dhe, rritja mund të mos ndalet këtu, thotë ai.
“Çmimet mund të rriten edhe më shumë, nuk dihet se si do të jetë trendi, pasi Kosova nuk ka prodhime të veta dhe është e varur nga importi”, thotë Selimaj për Radion Evropa e Lirë.
Kosova është importuese e pothuajse të gjitha materialeve ndërtimore dhe çdo ndryshim i çmimeve në botë ndikon edhe në Kosovë.
Në vitin 2021, Kosova, sipas të dhënave nga Doganat, ka importuar material ndërtimor në vlerë prej mbi 460 milionë eurosh. Materialet ndërtimore importohen kryesisht nga fqinjët: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, por edhe nga vende të tjera.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rritje për 16 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Vetëm materialet ndërtimore, sipas ASK-së, janë shtrenjtuar për mbi 20 për qind.
Të tjera
-
Binjakët gjenden të vdẹkur brenda veturës së nxehtë, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe
Fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine të nxehtë pasi i afërm...
-
Ky shtet po përballet me mungesë të madhe të mësuesve
Ndërsa mungesa e mësuesve vazhdon në të gjithë Belgjikën, një numër në rritje...
-
OKB shprehet e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e B...
-
Drejtoresha e Lëvizjes FOL: Në vitin 2023 kishte regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë e gjykatat
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se të dhën...
-
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane: Ekonomia e BE, përpara një krize “ekzistenciale”
“Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe f...
-
Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë
Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të kla...
-
Vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror, shpaloset sot
Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit...
-
Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Ins...
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin s...