Lajme

Lajm i mrekullueshëm: Shërohet nëna e cila kishte rënë në dializë pas lindjes se fëmiut të tretë

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 26 January 2021

Nëna e tre fëmijëve Hysnie Bekteshi, 37 vjeçare, kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore pas komplikimeve në lindjen e tretë të fëmiut të saj.

Ajo ishte operuar dy herë ndërsa kishte rënë në dializë, me aparat të intubuar, si pasojë e mosfunksionimit të veshkave dhe mushkërive.

Shuma e kërkuar për trajtimin e Znj. Hysnie në Turqi ishte 60.000€.

-Advertisement-

Familja me ndihmën e kontribuesëve të ndryshëm nga i gjithë vendi kishte arritur ta sigurojë këtë shumë, për ta dërguar për shërim në Turqi.

Sot ajo është kthyer në Kosovë e shëruar, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur një familjar i saj, i cili ka shkruar:

Falimnderimi i takon ALLAHUT dhe gjith bamirsav qe kontribuan per sherimin e Hysnis që sod u kthy në shtëpi pran familjes dhe fëmive të vet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera