Lajme

Lajm i mire| Vrima e ozonit në Antarktidë po mbyllet dhe po ndryshon atmosferën

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 08 April 2020

Vrima e ozonit në qiellin e Antarktidës po mbyllet. Edhe pse ende nuk është ‘shëruar’ plotësisht dhe procesi do të zgjasë akoma disa dekada, ky është sigurisht një lajm i mirë, pasi ozoni mbron sipërfaqen e Planetit tonë nga rrezatimi ultravjollcë që vjen nga Dielli dhe hapësira.

Dhe sipas një ekipi shkencëtarësh nga Instituti për Kërkime në Shkencat e Mjedisit në Universitetin e Kolorados, në Shtetet e Bashkuara, dhe institute të tjera kërkimore, pasojat e para të fenomenit janë regjistruar pasi mbyllja progresive e vrimës së ozonit po ndryshon ndjeshëm qarkullimin atmosferik, veçanërisht në hemisferën jugore.

Në studimin e sapo botuar në Nature, Antara Banerjee dhe kolegët e saj u përpoqën të kuptojnë si ndikoi kjo në erërat atmosferike. Për ta bërë këtë, ata u kthyen në skenarin e para viteve 2000, kur një rrip ’i rrymave të ajrit, u zhvendos gradualisht në Polin e Jugut. Në të njëjtën periudhë, një tjetër rrjedhë tropikale “Qeliza e Hadley” është rritur më e fortë dhe e trashë.

-Advertisement-

Autorët e studimit vunë re që të dy fenomenet u ndalën , dhe pastaj u kthyen ngadalë, duke filluar nga viti 2000. Një ndryshim, thonë ata, që nuk mund të shpjegohet nga luhatjet statistikore në klimë, por se është një efekt i drejtpërdrejtë i mbylljës së vrimës së ozonit. Këto ndryshime, nga ana tjetër, shkaktojnë ndryshime në temperaturën e atmosferës dhe në sasinë e reshjeve, dhe për këtë arsye edhe në temperaturën dhe kripën e oqeaneve.

Mbyllja e vrimës së ozonit ka ardhur për shkak të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Montreal në 1987, të cilat reduktuan ndjeshëm prodhimin dhe emetimin e klorofluorokarbureve famëkeqe, substanca që “thyejnë” molekulat e ozonit./Opinion.al

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera