Lajme

Lajm i mirë: Shifër e lartë e të shëruarve nga COVID-19 për 24 orë

Autori: H. Smajli 14:44 | 14 August 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur në raportin 24 orësh se janë shëruar 201 persona nga Virusi COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të të shëruarve ka rritur në 6 mijë e 817.

Po ashtu pozitive me virus kanë rezultuar edhe 142 persona, ndërsa 3 mijë 932 raste janë ende aktive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932.

-Advertisement-

Numri total i rasteve pozitive është 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 381 raste të vdekjes”, thuhet në raportin e IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera