Lajme

Lajm i mirë, po shërohet një pacient kosovar nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 25 March 2020

Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me COVID 19 pozitiv.

Në Facebook ai mes tjerash shkroi se “në ndërkohë nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Të dashur qytetarë

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me COVID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.

Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor🙏

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera