Lajme

LAJM I MIRË: Shërohen 5 persona nga koronavirusi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 31 March 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se janë shëruar 5 persona nga koronavirusi në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së thuhet se pacientët kanë dalë negative edhe pas testimit të dytë, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa katër raste të reja kanë dalë pozitive me koronavirus.

-Advertisement-

Ky është njoftimi:

PESË PACIENT TË SHËRUAR!

Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe pesë pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera