Lajme

Lajm i mirë: Plaku nga Vitia shërohet nga koironavirusi

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 31 March 2020

77 vjeçari nga Vitia i cili ishte rasti i parë i konfirmuar në Kosovë me Koronavirus ka dalë negativ.

Këtë e ka konfirmuar, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një lidhjeje direkte.

“Lajm i mirë që na ka ardhur mbrëmë nga Instituti i Shëndetit Publik është që edhe dy të moshuarit të hospitalizuar – gjegjësisht pacient i parë, 77 vjeçari bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativ në testimet që janë bërë dje”, ka thënë Haliti.

-Advertisement-

“Na ka gëzuar ky lajm kur kihet parasysh se edhe shëndeti pa pacientëve të tjerë anëtarëve të familjes është i mirë. Numri nuk është rritur në Viti, është izoluar COVID pas një angazhimi të madh që kemi bërë bashkërisht për të mos lejuar kontakte të mëtutjeshme”.

Haliti ka thënë se karantimi i plotë si komunë i ka dëmtuar tejmase.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera