Sport

Lajm i mirë për tifozët e Juventusit, ja çfarë ka vendosur Cristiano Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 14 January 2021

Tifozët e skuadrës së Juventusit mund të ndihet komod, kjo pasi ylli portugez, Cristiano Ronaldo, pritet ta vazhdoj bashkëpunimin me klubin nga Torino, shkruan Gazeta inFokus.

Ronaldo aktualisht ka kontratë më ‘Zonjën e Vjetër’ deri në vitin 2022.

Por, sipas asaj që raporton, Momblano, ish-futbollisti i Real Madridit i ka bërë me dije drejtuesve të Juves se dëshiron vazhdimin e kontratës deri ne vitin 2023.

-Advertisement-

Ardhja e Ronaldos në ‘Allianz Stadium’ i ka sjellur fitime të mëdha klubit nga Torino, pasi janë rritur në masë të madhe sponzorizimet dhe interesimi i tifozët për Juventusin.

Cristiano Ronaldo u transferua në Juventus në verën e vitit 2018 nga Real Madridi./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera