Lajme

Lajm i mirë për specializantët me vetëfinancim: Kalon në qeveri vendimi për paga nga shteti

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 08 February 2023

Nga sot specializantët në institucionet shëndetësore publike e private në vend, ata që i përkasin kategorisë së vetëfinancimit do të paguhen nga shteti.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, ku ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kërkoi përkrahjen e ministrave që ky vendim të vihet në fuqi.

Vitia tha se duke qenë se Kosova po përballet me mungesë e me ikje të kuadrove profesionale kjo do të ndikonte në zbutjen e këtij fenomeni.

-Advertisement-

“Ministria e Shëndetësisë përmes politikave shëndetësore si dhe përmes zbatimit të legjislacionit në fuqi parasheh shkollimin specialistik me qëllim specializimin në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor. Specializantët të cilët i nënshtrohen këtij shkollimi profesional dallojnë për sa i përket kategorive ët financimit me buxhet të ministrisë së Shëndetësisë dhe me buxhet të komunave , institucioneve private apo me vetëfinancim. Numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët krahasuar me disa vende të rajonit. Sipas analizave të cilat konstatojnë numër të vogël të mjekëve për kokë banori, ngrihen shqetësime sa i përket qasjes në shërbime mjekësore të popullatës. Përveç kësaj edhe vendet e tjera tashmë përballën me këtë problematike për të cilën tashmë kanë marrë hapa për të rritur numrin e mjekëve përmes stimulimit dhe ambientit tërheqës për ta”, tha Vitia në mbledhjen e qeverisë.

Po ashtu ministri i Shëndetësisë, shtoi se çështja e pagesës së specializantëve të cilët deri më tash kanë qenë me vetëfinancim është çështje me prioritet.

“Në ndikimin e këtyre masave Kosova po ndikohet drejtpërdrejtë në ikjen e kaudrove shëndetësore. Prandaj ministria e konsideron pagesën e specializantëve me vetëfinancim si çështje me prioritet për vendin. Kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse por edhe duke u mundësuar kështu qytetarëve te Kosovës qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbime shëndetësorë. Prandaj, Ministria e Shëndetësisë kërkon sot nga qeveria e Kosovës….., të aprovojë mbështetjen e kësaj kategorie të specializantëve”, ka shtuar Vitia.

Derisa të gjithë ministrat votuan pro këtij vendimi, i cili pritet të hyjë në fuqi në momentin e nënshkrimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera