Sport

Lajm i mirë për Real Madridin, ky futbollist i rikthehet stërvitjeve

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 05 March 2021

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, gjatë ditës së sotme ka marrë një lajm fantastik, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për sulmuesin francez, Karim Benzema, i cili  më në fund i është rikthyer stërvitjeve.

‘Mbretërit’ gjatë këtij sezoni janë përballur me mungesa të mëdha pasi nëntë futbollist kanë qenë të lënduar.

-Advertisement-

33 vjeçari, deri me tani në këtë sezon ka shënuar 17 gola me ‘Los Blancos’.

Reali ndeshjen e radhës e luan të dielën si mysafir ndaj Atletico Madridit.

Aktualisht skuadra e drejtuar nga Zidane, gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 53 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera