Lajme

Lajm i mirë për prishtinasit: Nga e marta trafiku urban do të jetë falas

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 30 November 2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se trafiku urban në këtë qytet do të jetë falas për një muaj duke filluar nga dita e martë.

Ahmeti po ashtu ka njoftuar se masat antiCovid për urbanin do të vazhdojnë të jenë në fuqi, shkruan Gazeta inFokus.

“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.

Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh!”, ka thënë Ahmeti./Gazeta inFokus/

 

Të tjera