Lajme

Lajm i mirë për prishtinasit/ Lëshohet në punë njësia B1 dhe ngrohja qendrore për kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 16 December 2021

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit, pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë, Njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa në orën 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me avull nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.

Në njoftimin e KEK-ut thuhet se aktualisht në punë të tri njësitë aktive të Kosovës A (A3,A4 dhe A5) dhe njësia B1 në Kosovën B me kapacitet të prodhimit prej rreth 650 MW/h. energji elektrike.

-Advertisement-

“Duke falënderuar punëtorët për angazhimin e vazhdueshëm si dhe palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK vazhdon me përpjekjet maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe termike në kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Gazeta Infokus/

Njoftimi i plotë:

Lëshohet në punë njësia B1 dhe ngrohja qendrore për Prishtinë

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot, me datë: 16.12.2014 në ora 06:40, pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë.

Si rrjedhojë, sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.

Në KEK aktualisht janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës A (A3,A4 dhe A5) dhe njësia B1 në Kosovën B me kapacitet të prodhimit prej rreth 650 MW/h. energji elektrike.

Duke falënderuar punëtorët për angazhimin e vazhdueshëm si dhe palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK vazhdon me përpjekjet maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe termike në kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera