Ekonomi

Lajm i mirë për pleqtë e Kosovës, nuk do të ketë më pensione 75 euro (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 01 October 2018

Të moshuarit që deri më tani marrin nga 75 euro si pension të pleqërisë, i pret një rritje e pensioneve.

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza në një intervistë për Gazetën inFokus ka konfirmuar se është duke punuar që të ketë një rritje të pensioneve për këtë kategori të shoqërisë.

“Vitin e ardhshëm ne jemi tu ba përpjekje dhe tu i shiku mundësitë se mos po krijohet hapësirë me i trajtu edhe kategoritë tjera, sepse ne e dimë se gjendja e pensionistëve të pleqërisë është e ran. Një njeri me jutu në Kosovë me një të ardhur prej 75 euro mujore nëse se ndihmon familja ose dikush e ka të pamundur”, është shprehur Hamza, për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Sa do të jetë shuma që do tu shtohet atyre, ende nuk dihet por Hamza thotë se do të jetë e dinjitetshme.

Megjithatë ai ka parasysh se kjo do ta ngarkojë buxhetin e shtetit në shpenzimet sociale, por është i bindur se do të gjendet një zgjidhje.

Intervistën e plotë me ministrin e Financave, Bedri Hamza mund ta ndiqni të mërkurën në ora 20:00 në www.gazetainfokus.com dhe ne faqen zyrtare të Gazetës inFokus në Facebook. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera