Sport

Lajm i mirë për Juventusin, ylli i skuadrës shërohet nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 26 January 2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka marrë një lajm të mirë mbrëmjen e së martës, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo, pasi mbrojtësi Alex Sandro e ka mposhtur koronavirusin dhe që nga nesër do të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi ‘biankoner’ përmes një njoftimi për media.

-Advertisement-

“Alex Sandro ka bërë dy teste dhe ka rezultuar negativ. Ai nuk duhet të izolohet më dhe do të bashkohet me klubin në seancën stërvitore, e cila mbahet nesër”, thuhet në njoftimin e klubit të Juventusit.

Alex Sandro rezultoi pozitiv me 4 janar dhe që nga ajo kohë ishte i izoluar, ku ka humbur disa ndeshje./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera