Rozë

Lajm i mirë për Jessica Simpson

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 19 September 2018

Jessica Simpson është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të tretë. Stilistja 38-vjeçare ka bërë publik lajmin mëngjesin e të mërkurës në Instagram.

“Kjo vajzë e vogël do na bëjë një familje 5-she. Nuk mund të ishim më të lumtur se sa të lajmëronim këtë bekim të çmuar të jetës sonë”, thotë bukuroshja bjonde. Ndërsa tullumbacet rozë ishin pjesë e lajmit ku u zbulua gjinia.

Jessica është nënë e dy fëmijëve, djalit Ace Knute 5 vjeç, dhe vajzës Maxvvell Drevv, 6 vjeç. Bashkëshorti i saj prej 4 vitesh është ish futbollisti Eric Johnson. Ajo është shprehur shpesh se të qënit nënë është gëzimi i saj më i madh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera