Lajme

Lajm i mirë për Gjilanasit, shumë shpejt fillon vaksinimi masiv kundër Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 01 June 2021

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që nga java e ardhshme në këtë komunë të fillojnë me vaksinim masiv kundër COVID-19, shkruan Gazeta inFokus.

Përmes një komunikate për media nga Komuna e Gjilanit, bëhet e ditur se deri tani janë vaksinuar 2846 qytetarë përshirë edhe punëtorët shëndetësorë.

“Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21480 mostra, 6424 kanë rezultuar pozitivë, 6263 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 20 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 5 persona, dhe 42 mostra në pritje për rezultat”, thuhet në komunikatë. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera