Lajme

Lajm i mirë për fermerët e kësaj komune, ndahen 100 motokultivatorë

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 09 December 2019

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Drenas ka ndarë 100 motokultivatorë për fermerët e kësaj komune.
Kjo është bërë e ditur nga vetë komuna, nëpërmjet një postimi në facebook, shkruan gazeta inFokus.

Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Anita Avdullahu-Dvorani, është shprehur se projektet e tilla në të mirë të fermerëve do të vazhdojnë, në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe cilësia e prodhimtarisë bujqësore.

“Ndahen 100 motokultivatorë për fermerët e Komunës së Drenasit.

-Advertisement-

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë shpërndarjen e 100 motokultivatorë për fermerët e Drenasit.

Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve të fermerëve dhe do të rrisin efikasitetin për kultivim e pemëve dhe perimeve, si dhe do të ndikojnë në zgjerimin e sipërfaqeve.

Shpërndarja e motokultivatorëve është në vazhdën e përkrahjes së Komunës së Drenasit, përkatësisht DBPZH-së për fermerët e Drenasit.
Përzgjedhja e tyre është bërë në mënyrën transparente duke u bazuar në kriteret e përcaktuara në konkurs.

Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Anita Avdullahu-Dvorani, është shprehur se projektet e tilla në të mirë të fermerëve do të vazhdojnë, në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe cilësia e prodhimtarisë bujqësore”, thuhet në njoftimin e komunës./Gazeta inFokus/.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera