Lajme

Lajm i mirë nga Peja: Vetëm edhe 10 pacientë me COVID-19, asnjë në gjendje kritike

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 01 October 2020

Në spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen vetëm edhe 10 pacientë me COVID-19, ndërsa asnjë prej tyre nuk është në gjendje kritike .

Kjo sipas raportit 24 orësh nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ku thuhet se 4 pacientë janë me oksigjenoterapi.

192 pacientë kanë kryer analiza gjatë 24 orëve të fundit në Pejë. Në total këta pacientë kanë bërë 2 mije e 664 analiza.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve në këtë spital kanë qenë tri lindje. Dy lindje kanë qenë normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur tri foshnja, një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera