Lajme

Lajm i mirë: Nesër dalin pagesat e dyfishta për përfituesit e asistencës sociale

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 29 October 2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nesër do të dalin pagesat e dyfishta për muajin tetor për përfituesit e asistencës sociale, shkruan IndeksOnline.

Sipas saj, nga kjo masë përfituan 24,791 familje.

Postimi:

-Advertisement-

Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.

Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.

Mjetet dalin nesër gjatë ditës.

Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa.

Faleminderit shumë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera